Pas tri ditësh, Pali thirri krerët e judenjve dhe kur u mblodhën, u tha: «Vëllezër, edhe pse nuk kam bërë asgjë kundër popullit tonë apo traditave të etërve tanë, më kapën në Jerusalem dhe më dorëzuan në duart e romakëve. Pasi më morën në pyetje, romakët deshën të më lironin, sepse nuk gjetën asnjë faj që të më dënonin me vdekje. Por judenjtë kundërshtuan dhe unë u detyrova të kërkoj të gjykohem prej Cezarit. Këtë nuk e bëra për të ngritur ndonjë padi kundër popullit tim. Prandaj edhe kam kërkuar t'ju takoj e të flas me ju, sepse unë jam nën këto pranga për shkak të atij tek i cili shpreson edhe Izraeli». Ata i thanë: «Nuk kemi marrë asnjë letër nga Judeja për ty dhe asnjë nga vëllezërit judenj që kanë ardhur këtu, nuk na ka treguar gjë e as ka folur keq për ty. Megjithatë, ne duam të dëgjojmë nga ti çfarë mendon, sepse e dimë se kudo flitet kundër këtij sekti». Ata caktuan një ditë për ta takuar dhe shumë veta shkuan atje ku banonte ai. Që nga mëngjesi deri në mbrëmje ai u shtjellonte dhe u predikonte për mbretërinë e Perëndisë dhe përpiqej t'i bindte për Jezuin, duke filluar që nga ligji i Moisiut e deri te librat e profetëve. Disa u bindën prej gjërave që tha, ndërsa të tjerët nuk besuan. Kështu ata nuk ranë në një mendje me njëri-tjetrin dhe kur po largoheshin, Pali u tha: «Mirë u foli Shpirti i shenjtë etërve tuaj me anë të profetit Isai, kur tha: shko te ky popull e thuaji: kanë veshë për të dëgjuar, por nuk kuptojnë, kanë sy për të parë, por nuk shikojnë. Zemra e këtij populli është bërë e pandjeshme e u janë rënduar veshët. I kanë mbyllur sytë që të mos shohin me sy, të mos dëgjojnë me veshë, të mos kuptojnë me zemër, që të mos kthehen tek unë për t'i shëruar. Dijeni, pra, se Perëndia ua dërgoi këtë shpëtim kombeve. Ato do të dëgjojnë». Pali qëndroi plot dy vjet në shtëpinë që kishte marrë me qira, ku edhe priste të gjithë ata që shkonin tek ai. Ai u predikonte mbretërinë e Perëndisë dhe u mësonte të vërtetën e Zotit Jezu Krisht gjithë guxim e pa ngurruar.
Lexo Veprat 28
Dëgjoj Veprat 28
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Veprat 28:17-31
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video