Të nesërmen Agripa e Bernika erdhën me shumë madhështi. Ata hynë në sallë me kryemijësit e me burrat e rëndësishëm të qytetit. Atëherë Festi dha urdhër të sillnin Palin. Festi tha: «O mbret Agripë dhe të gjithë ju që jeni këtu me ne, ky është njeriu për të cilin mbarë populli i Judesë më është drejtuar mua, edhe në Jerusalem, edhe këtu, me kërkesën që ky të mos jetojë më. Por unë nuk gjeta tek ai asnjë faj që të meritonte vdekjen dhe meqenëse ai kërkoi të gjykohej para lartmadhërisë së tij, vendosa ta dërgoj atje. Nuk kam asgjë të saktë që t'i shkruaj tim zoti për të. Prandaj e solla para të gjithëve jush, veçanërisht para teje, o mbret Agripë, që, pasi ta kemi marrë në pyetje, të kem ç't'i shkruaj. Sepse më duket e paarsyeshme të dërgoj një të burgosur pa shënuar edhe paditë që ngrihen kundër tij».
Lexo Veprat 25
Dëgjoj Veprat 25
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Veprat 25:23-27
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video