Veprat 2:42-47
Veprat 2:42-47 AL1
Ata i ishin përkushtuar mësimit të apostujve, bashkësisë me njëri-tjetrin, thyerjes së bukës e lutjeve. Të gjithë i zuri frika, sepse apostujt bënin shumë mrekulli e shenja. Të gjithë besimtarët ishin të bashkuar dhe kishin gjithçka të përbashkët. Ata shisnin pasuritë dhe pronat e ua ndanin të gjithëve, sipas nevojës që kishte secili. Çdo ditë, pasi rrinin bashkë në tempull, thyenin bukën në shtëpi dhe hanin ushqim me zemër të gëzuar e të çiltër. Ata lavdëronin Perëndinë dhe populli i kishte për zemër. Zoti u shtonte atyre çdo ditë ata që shpëtoheshin.

