Meqë kemi dëgjuar se disa që kanë dalë prej nesh, por që nuk janë dërguar nga ne, ju kanë trazuar me fjalë që pështjellojnë shpirtin, kemi vendosur me një mendje që të zgjedhim disa njerëz e t'i dërgojmë te ju së bashku me fort të dashurit tanë Barnabën e Palin që kanë vënë jetën e tyre në rrezik për emrin e Zotit tonë Jezu Krisht. Kemi dërguar Judën e Silën që do t'jua tregojnë vetë me gojën e tyre këto gjëra. Shpirti i shenjtë dhe ne kemi menduar se nuk duhet t'ju ngarkojmë barrë të tjera përveç atyre që janë të nevojshme: hiqni dorë nga flijimet që u kushtohen idhujve, nga pirja e gjakut, nga ngrënia e kafshëve të mbytura e nga kurvëria. Do të bëni mirë të ruheni nga këto gjëra. Ju priftë e mbara!».
Lexo Veprat 15
Dëgjoj Veprat 15
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Veprat 15:24-29
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video