Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

Veprat 14:21-28

Veprat 14:21-28 AL1

Pasi e shpallën ungjillin në atë qytet dhe bënë shumë dishepuj, u kthyen në Listër, në Ikon e në Antioki. Aty ua forcuan shpirtrat dishepujve e u dhanë zemër që të vazhdonin në besim, duke u thënë: «Duhet të kalojmë shumë mundime për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë». Në çdo kishë ata zgjodhën pleqtë drejtues dhe me agjërim e lutje ia paraqitën Zotit, në të cilin kishin besuar. Pastaj kaluan nëpër Pisidi dhe arritën në Pamfili. Atëherë e predikuan fjalën e Zotit në Pergë e shkuan në Atali. Që aty lundruan për në Antioki, në qytetin ku Perëndia u kishte besuar hirin për veprën që kishin përfunduar. Kur arritën, e mblodhën kishën, i treguan gjithçka kishte bërë me ta Perëndia dhe sesi ai u kishte hapur derën e besimit kombeve. Pali e Barnaba ndenjën atje me dishepujt për shumë kohë.