Në ato ditë, në të njëjtin vend ku ishin mbledhur rreth njëqind e njëzet veta, u ngrit Pjetri mes vëllezërve e tha: «Vëllezër, duhej të përmbushej Shkrimi që Shpirti i shenjtë e paratha nëpërmjet Davidit për Judën, i cili u bë udhëheqësi i atyre që kapën Jezuin. Juda ishte njëri prej nesh dhe kishte marrë pjesë në shërbesën tonë. Ai bleu një arë me shpërblimin e mbrapshtisë së vet. Aty u përplas me kokë poshtë, iu ça barku e iu derdhën të gjitha zorrët. Të gjithë banorët e Jerusalemit e morën vesh këtë gjë, prandaj ara u quajt në gjuhën e tyre “Hakeldama” që do të thotë “Ara e Gjakut”. Dhe ja se çfarë shkruhet në librin e Psalmeve: u shkretoftë shtëpia e tij e mos banoftë askush në të! dhe tjetërkush ia zëntë vendin!
Lexo Veprat 1
Dëgjoj Veprat 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Veprat 1:15-20
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video