Pastaj apostujt u kthyen në Jerusalem nga mali që quhet i Ullinjve që është afër Jerusalemit rreth një kilometër. Kur hynë në qytet, shkuan te dhoma e sipërme e shtëpisë ku rrinin. Ata ishin Pjetri e Gjoni, Jakobi e Andrea, Filipi e Thomai, Bartolomeu e Mateu, Jakobi i Alfeut, Simon Zelltari e Juda i Jakobit. Këta të gjithë i ishin përkushtuar me një mendje të vetme lutjes, së bashku me disa gra, me Marinë, nënën e Jezuit, e me vëllezërit e tij. Në ato ditë, në të njëjtin vend ku ishin mbledhur rreth njëqind e njëzet veta, u ngrit Pjetri mes vëllezërve e tha: «Vëllezër, duhej të përmbushej Shkrimi që Shpirti i shenjtë e paratha nëpërmjet Davidit për Judën, i cili u bë udhëheqësi i atyre që kapën Jezuin. Juda ishte njëri prej nesh dhe kishte marrë pjesë në shërbesën tonë. Ai bleu një arë me shpërblimin e mbrapshtisë së vet. Aty u përplas me kokë poshtë, iu ça barku e iu derdhën të gjitha zorrët. Të gjithë banorët e Jerusalemit e morën vesh këtë gjë, prandaj ara u quajt në gjuhën e tyre “Hakeldama” që do të thotë “Ara e Gjakut”.
Lexo Veprat 1
Dëgjoj Veprat 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: Veprat 1:12-19
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video