Unë, plaku, po i shkruaj Gajit të dashur, që e dua me të vërtetë: fort i dashur, uroj që gjithçka të shkojë mirë e të gëzosh shëndet, sikurse je mirë shpirtërisht. U gëzova pa masë kur erdhën disa vëllezër e dëshmuan për besnikërinë tënde ndaj së vërtetës dhe sesi jeton ti në të. Nuk kam gëzim më të madh sesa kur dëgjoj që bijtë e mi jetojnë në të vërtetën. Fort i dashur, ti vepron si besimtar i vërtetë në gjithçka që bën për vëllezërit, madje edhe për të huajt.
Lexo 3 Gjonit 1
Dëgjoj 3 Gjonit 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 3 Gjonit 1:1-5
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video