Prandaj mos ki turp as nga dëshmia për Zotin tonë, as nga unë, i burgosuri i tij, por vuaj bashkë me mua për ungjillin, i mbështetur në fuqinë e Perëndisë. Perëndia na shpëtoi e na thirri me një thirrje të shenjtë, jo sipas veprave tona, por sipas qëllimit të tij e hirit që na u dha përmes Krishtit Jezu përpara fillimit të kohëve. Ky hir u bë i dukshëm tani përmes ardhjes së shpëtimtarit tonë, Krishtit Jezu, i cili e shfuqizoi vdekjen dhe nxori në dritë jetën e pavdekësinë përmes ungjillit. Për këtë ungjill unë u caktova predikues, apostull e mësues. Për këtë arsye po vuaj gjithë këto gjëra. Por nuk kam turp, se e di kujt i kam besuar e jam i bindur se ai është i aftë ta ruajë thesarin që më ka besuar, deri në atë ditë. Ndiqe shembullin e mësimit të drejtë, që dëgjove prej meje, me besimin e me dashurinë që vijnë përmes Krishtit Jezu. Ruaje thesarin e mirë me ndihmën e Shpirtit të shenjtë që banon në ne. Ti e di se të gjithë ata që janë në Azi më braktisën, ndër ta edhe Figeli e Hermogjeni. Zoti tregoftë mëshirë për shtëpinë e Onesiforit, se më ngushëlloi shpesh e nuk pati turp nga prangat e mia. Madje, kur erdhi në Romë, më kërkoi me ngulm e më gjeti. Dhëntë Zoti që ai të gjejë mëshirë prej Zotit atë ditë. Ti e di shumë mirë sesa më shërbeu ai në Efes.
Lexo 2 Timoteut 1
Dëgjoj 2 Timoteut 1
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Timoteut 1:8-18
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video