Vëllezër, në lidhje me ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht kur ne do të takohemi me të, ju lutemi mos lejoni që t'jua marrin lehtësisht mendjen e t'ju turbullojnë me ndonjë vegim gjoja prej Shpirtit, me ndonjë fjalë apo me ndonjë letër të dërguar gjoja nga ne, e t'ju thonë se paska ardhur dita e Zotit. Askush të mos ju mashtrojë në asnjë mënyrë, sepse ajo ditë nuk do të vijë pa ardhur më parë koha e mohimit të besimit dhe pa u shfaqur njeriu i paudhë, biri i humbjes. Ai do të kundërshtojë dhe do të ngrejë krye ndaj gjithçkaje që quhet Perëndi apo që ka lidhje me adhurimin e Perëndisë. Këtë do ta bëjë që të ulet vetë në tempullin e Perëndisë duke u vetëshpallur perëndi. A nuk e mbani mend se këto gjëra jua kam thënë kur isha ende me ju? Tashmë ju e dini se çfarë e pengon atë që të shfaqet kur të vijë koha. Fuqia e fshehtë e paudhësisë është tashmë në veprim, por që ajo të shfaqet plotësisht, duhet të largohet ai që e ndalon. Dhe atëherë do të shfaqet ky i paudhë, të cilin Zoti Jezu do ta shkatërrojë me hukatjen e tij dhe do ta zhbëjë me shkëlqimin e ardhjes së tij.
Lexo 2 Selanikasve 2
Dëgjoj 2 Selanikasve 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Selanikasve 2:1-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video