Udha e Perëndisë është e përsosur, fjala e ZOTIT e sprovuar në zjarr, ai është mburojë i të gjithë atyre që kërkojnë strehë tek ai. Kush tjetër është Perëndi veç ZOTIT? Kush tjetër është shkëmb veç Perëndisë tonë? Perëndia që më dha forcë, e ma bëri udhën të përsosur. Këmbët m'i bëri të shpejta si të drerit, në vende të larta më vuri të qëndroj. Duart m'i mësoi për betejë, që krahët e mi të ndejnë hark bronzi. Më dhe mburojën e shpëtimit tënd, përkrahja jote më madhëroi. E shtrove udhën para hapave të mi e këmbët nuk më rrëshqitën.
Lexo 2 Samuelit 22
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Samuelit 22:31-37
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video