Në kohën e Davidit ra një zi buke që zgjati tre vjet. Davidi kërkoi këshillë prej ZOTIT dhe ZOTI i tha: «Kjo ndodh për shkak të Saulit dhe për shkak të shtëpisë së tij gjakatare, sepse ai vrau gibeonitët». Davidi i thirri gibeonitët për të folur me ta. Gibeonitët nuk i përkisnin popullit të Izraelit, por ishin mbetja e amoritëve. Izraelitët u kishin dhënë besën, por Sauli kishte dashur t'i vriste, për shkak të zellit të madh për popullin e Izraelit dhe të Judës. Davidi u tha gibeonitëve: «Çfarë mund të bëj për ju? Si mund t'ju shpaguaj, që ta bekoni trashëgiminë e ZOTIT?». Ata i thanë: «Nuk duam as argjend e as ar prej Saulit dhe prej shtëpisë së tij dhe nuk duam të vritet askush në Izrael». Davidi u tha: «Do të bëj si të thoni». Ata i thanë: «Prej atij që na ka vrarë dhe që ka dashur të na shfarosë nga mbarë trojeve të Izraelit, të na jepen shtatë pasardhës, që t'i varim para ZOTIT në Gibeah, atje ku banonte Sauli, i zgjedhuri i ZOTIT». Mbreti u tha: «Do t'jua jap». Mbreti e përdëlleu Mefiboshetin, birin e Jonatanit, të birit të Saulit, për shkak të betimit që Davidi dhe Jonatani, biri i Saulit, kishin bërë para ZOTIT me njëri-tjetrin.
Lexo 2 Samuelit 21
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Samuelit 21:1-7
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video