Bijtë e profetëve i thanë Eliseut: «Vendi ku banojmë, këtu pranë teje, është tepër i ngushtë për ne. Na lejo të shkojmë deri në Jordan e të marrim secili nga një tra për të ndërtuar atje një shtëpi të re». Ai u tha: «Shkoni!». Njëri nga bijtë e profetëve i tha Eliseut: «Eja edhe ti me shërbëtorët e tu». Eliseu i tha: «Po vij». Eliseu shkoi me ta. Kur mbërritën në Jordan, ata filluan të presin pemë. Ndërsa njëri prej tyre po priste një pemë, hekuri i sëpatës i ra në ujë. Atëherë ai bërtiti: «Sa keq, imzot! Këtë sëpatë e kisha marrë hua». Njeriu i Perëndisë e pyeti: «Ku ra?». Ai i tregoi vendin. Eliseu këputi një copë dru, e hodhi në atë vend dhe, ja, hekuri i sëpatës doli mbi ujë. Pastaj Eliseu i tha: «Kape!». Ai shtriu dorën dhe e mori.
Lexo 2 Mbretërve 6
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Mbretërve 6:1-7
13 Days
Elisha is one of the most fascinating people found in God’s word. He was a prophet whose faith and miracles seem almost ridiculous. During this 13-day reading plan you will read through the life of Elisha and learn from his example of what life can look like when you let go and decide to live with ridiculous faith.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video