Atëherë ZOTI dërgoi kundër Jehojakimit çeta kaldenjsh, arameasish, moabitësh dhe amonitësh. I dërgoi kundër Judës, që ta shkatërronin, sipas fjalës që kishte thënë ZOTI përmes profetëve, shërbëtorëve të tij. Kjo ndodhi me urdhër të ZOTIT, i cili donte ta dëbonte Judën nga prania e tij për shkak të mëkateve të Manaseut, për gjithçka që ai kishte bërë, si edhe për gjakun e pafajshëm që kishte derdhur e me të cilin kishte mbushur rrugët e Jerusalemit. Prandaj ZOTI nuk donte të falte. Bëmat e tjera të Jehojakimit dhe të gjitha veprat e tij janë të shkruara në librin e Kronikave të Mbretërve të Judës.
Lexo 2 Mbretërve 24
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Mbretërve 24:2-5
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video