Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

2 Mbretërve 23:21-27

2 Mbretërve 23:21-27 AL1

Mbreti Josi i dha këtë urdhër mbarë popullit: «Kremtoni Pashkën për nder të ZOTIT, Perëndisë tuaj, ashtu siç është shkruar në librin e kësaj besëlidhjeje». Pashkën nuk e kishin kremtuar ashtu që nga koha e gjyqtarëve që kishin udhëhequr Izraelin, madje as edhe gjatë sundimit të mbretërve të Izraelit e të Judës. Një Pashkë e tillë për nder të ZOTIT u kremtua në Jerusalem vetëm në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërimit të Josisë. Ai zhduku ata që thërrasin shpirtra të vdekurish, shortarët, idhujt familjarë, shëmbëlltyrat e idhujve dhe të gjitha gjërat e neveritshme që ishin parë në Jerusalem e në mbarë tokën e Judës. Kështu, zbatoi fjalët e ligjit që ishin shkruar në librin që prifti Hilkiah kishte gjetur në tempullin e ZOTIT. Para Josisë nuk kishte pasur kurrë mbret si ai, që të ishte kthyer te ZOTI me gjithë zemrën, me gjithë shpirtin e me gjithë forcën e vet, sipas tërë ligjit të Moisiut, e nuk pati as pas tij. E megjithatë, ZOTI nuk e fashiti zemërimin e tij të madh që ishte ndezur kundër Judës për shkak të të gjitha ngallmimeve që kishte bërë Manaseu kundër tij. Kështu, ZOTI tha: «Do ta dëboj edhe Judën nga prania ime, ashtu siç dëbova edhe Izraelin. Jerusalemin, qytetin që zgjodha vetë, do ta flak tutje, bashkë me tempullin, për të cilin pata thënë se në të do të banonte emri im».