Në vitin e tetëmbëdhjetë të mbretërimit të tij, mbreti Josi dërgoi Shafanin, birin e Acaljahut, të birin e Meshulamit, shkruesit, në tempullin e ZOTIT e i tha: «Shko te kryeprifti Hilkiah dhe thuaji të bëjë gati paratë e hedhura në tempullin e ZOTIT, që portarët kanë mbledhur nga populli. Paratë t'ua japin përgjegjësve të punëtorëve që janë caktuar për tempullin e ZOTIT e ata t'ua japin punëtorëve që po kryejnë meremetimet e dëmtimeve të tempullit të ZOTIT, marangozëve, ndërtuesve dhe muratorëve, që të blejnë dru dhe gurë të latuar për meremetimet e tempullit. Por askush të mos u kërkojë llogari për paratë e dhëna, sepse ata punojnë me ndershmëri».
Lexo 2 Mbretërve 22
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Mbretërve 22:3-7
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video