Shqyrtojeni veten për të parë nëse po jetoni me besim. Vëreni veten në provë. A nuk e kuptoni se në ju jeton Jezu Krishti? Nëse nuk e kuptoni këtë, atëherë nuk e keni kaluar provën. Shpresoj se do ta merrni vesh se ne e kemi kaluar provën. Megjithatë ne i lutemi Perëndisë që të mos bëni asnjë të keqe, jo që të duket se ne e kaluam provën, por që ju të bëni çfarë është e drejtë, edhe pse mund të duket se ne dështuam. Ne nuk mund të bëjmë asgjë kundër së vërtetës, por vetëm për të vërtetën. Ne gëzohemi kur ne jemi të dobët e ju jeni të fortë dhe lutemi që ju të përsoseni.
Lexo 2 Korintasve 13
Dëgjoj 2 Korintasve 13
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Korintasve 13:5-9
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video