Kam udhëtuar shumë në këmbë, kam përjetuar rreziqe nga lumenjtë, rreziqe nga kusarët, rreziqe nga bashkëkombësit, rreziqe nga kombet, rreziqe në qytet, rreziqe në shkretëtirë, rreziqe në det dhe rreziqe nga vëllezërit e rremë. Kam kaluar mundime e vështirësi, shumë net pa gjumë, i uritur e i etur, shpesh pa ushqim, në të ftohtë e i zhveshur. Përveç këtyre më mundonte çdo ditë përkujdesja për të gjitha kishat. Nëse dikush është i dobët, atëherë edhe unë bëhem i dobët. Nëse dikush bie, atëherë vuaj edhe unë. Nëse duhet të krenohem, krenohem me dobësitë e mia. Perëndia dhe Ati i Zotit Jezu, që është i bekuar në amshim, e di se nuk gënjej.
Lexo 2 Korintasve 11
Dëgjoj 2 Korintasve 11
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Korintasve 11:26-31
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video