Sedekia ishte njëzet e një vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi për njëmbëdhjetë vjet në Jerusalem. Ai bëri çka është keq në sytë e ZOTIT, Perëndisë së tij, dhe nuk u përul para profetit Jeremi që fliste në emër të ZOTIT. Sedekia ngriti krye edhe kundër mbretit Nabukodonosor, ndonëse ai e kishte detyruar t'i betohej për Perëndinë. Sedekia u bë kokëfortë e zemërgur dhe nuk u kthye drejt ZOTIT, Perëndisë së Izraelit. Edhe tërë krerët e priftërinjve bashkë me popullin i shtuan paudhësitë e tyre dhe ndoqën zakonet e pështira të kombeve, duke përdhosur tempullin e ZOTIT që ai vetë e kishte shenjtëruar në Jerusalem. ZOTI, Perëndia i etërve të tyre, u dërgoi që në fillim lajmëtarët e vet për t'i qortuar çdo herë, sepse i dhimbsej populli dhe banesa e vet. Por ata i përqeshnin të dërguarit e Perëndisë, i përbuznin fjalët e tij dhe talleshin me profetët e tij. Prandaj ZOTI u zemërua aq shumë kundër popullit të tij, saqë nuk kishte më mundësi shpëtimi.
Lexo 2 Kronikave 36
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Kronikave 36:11-16
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video