Pas këtyre ngjarjeve, pasi Josia kishte përtërirë tempullin, Nekohu, mbreti i Egjiptit, erdhi për të sulmuar në Karkemish, në brigjet e Eufratit. Josia marshoi kundër tij. Nekohu i dërgoi lajmëtarë Josisë për t'i thënë: «Nuk kam punë me ty, o mbret i Judës! Nuk do ta sulmoj sot shtëpinë tënde, sepse jam nisur për të luftuar kundër një shtëpie tjetër e Perëndia më ka thënë të shkoj me nxitim. Mos e kundërshto, pra, Perëndinë, sepse është me mua dhe ka për të të shkatërruar». Por Josia nuk u tërhoq. U maskua e u nis për sulm, pa ua vënë veshin fjalëve të Perëndisë të thëna prej Nekohut. Kështu, Josia shkoi të ndeshet me Nekohun në luginën e Megidosë. Por Josia mbeti i plagosur nga shigjetarët, prandaj u kërkoi shërbëtorëve të tij ta largonin nga beteja, sepse ishte plagosur rëndë. Shërbëtorët e zbritën nga karroca e luftës, e hipën në një karrocë tjetër dhe e sollën në Jerusalem. Josia vdiq dhe e varrosën në varret e paraardhësve të tij. Mbarë Juda dhe Jerusalemi vajtuan për Josinë. Edhe Jeremia shkroi një vajtim për Josinë. Të gjithë vajtuesit dhe vajtueset e përkujtojnë Josinë në vajtimet e tyre edhe sot e kësaj dite. Këto vajtime u bënë pjesë e dokeve të Izraelit dhe u shkruan në librin e Vajtimeve. Bëmat e tjera të Josisë, besnikëria e tij ndaj gjithçkaje të shkruar në ligjin e ZOTIT, veprat e tij, të hershmet e të vonshmet, janë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Izraelit e të Judës.
Lexo 2 Kronikave 35
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Kronikave 35:20-27
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video