Kështu, në muajin e dytë në Jerusalem u mblodh një turmë e madhe për të kremtuar festën e Bukëve të ndorme. Bashkësia e mbledhur ishte shumë e madhe. Si fillim u ngritën e hoqën altarët që ishin nëpër Jerusalem, si dhe altarët ku kushtohej temjan, dhe i hodhën në përroin e Kidronit. Qengjin e Pashkës e therën në ditën e katërmbëdhjetë të muajit të dytë. Priftërinjtë dhe levitët, të turpëruar, u shenjtëruan dhe kushtuan fli shkrumbimi në tempullin e ZOTIT. Ata qëndruan në vendet e tyre sipas rregullave dhe ligjit të Moisiut, njeriut të Perëndisë. Priftërinjtë spërkatnin me gjakun që e merrnin nga duart e levitëve. Meqenëse shumë prej bashkësisë nuk ishin pastruar, levitët kushtonin flitë e Pashkës për të gjithë ata që nuk ishin pastruar për t'i kushtuar fli ZOTIT. Një pjesë shumë e madhe e atyre që erdhën nga Efraimi, Manaseu, Isahari e Zabuloni nuk ishin pastruar dhe nuk e hëngrën Pashkën sipas rregullave të shkruara. Por Ezekia u lut për ta e tha: «ZOTI i mirë faltë cilindo që ka vendosur në zemrën e vet të kërkojë Perëndinë, ZOTIN, Perëndinë e etërve të tij, edhe pa kryer pastrimin që kërkon shenjtërorja».
Lexo 2 Kronikave 30
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Kronikave 30:13-19
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video