Asai bëri çka ishte e mirë dhe e drejtë në sytë e ZOTIT, Perëndisë së tij. Ai i zhduku altarët e perëndive të huaj bashkë me faltoret në vende të larta, shkatërroi përmendoret e shenjta dhe copëtoi shtyllat e Asherave. Asai u kërkoi banorëve të Judës të jepeshin pas ZOTIT, Perëndisë së etërve të tyre, e të zbatonin ligjin dhe urdhërimet e tij. Shkatërroi faltoret në vende të larta dhe altarët e temjanit në të gjitha qytetet Judës. Asai mbretëroi i qetë. Ai ndërtoi qytete të fortifikuara në Judë dhe vendi jetoi në qetësi. Gjatë gjithë mbretërimit të tij nuk pati luftë, sepse ZOTI i kishte dhënë paqe.
Lexo 2 Kronikave 14
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 2 Kronikave 14:1-5
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video