Të gjithë ata që janë nën zgjedhën e skllavërisë le të tregojnë nderim për zotërinjtë e tyre, që të mos shahen emri i Perëndisë dhe mësimi ynë. Ata që i kanë besimtarë zotërinjtë e tyre le të mos i shpërfillin, sepse janë vëllezër. Përkundrazi, t'u shërbejnë edhe më mirë, sepse u shërbejnë vëllezërve besimtarë e të dashur. Këto gjëra mësoju e këshilloju të tjerëve. Kush u mëson njerëzve një mësim tjetër e nuk ndjek fjalët e vërteta të Zotit tonë Jezu Krisht dhe mësimet e besimit tonë, ai është mburravec e nuk di asgjë. Atij i janë bërë sëmundje rragatjet e kapja pas fjalëve. Nga këto vijnë smira, grindjet, fyerjet, dyshimet e liga, zënkat pa fund të njerëzve me mendje të shthurur, të privuar nga e vërteta dhe që e shohin besimin në Perëndinë si mjet përfitimi. Besimi në Perëndinë është pasuri e madhe për atë që kënaqet me aq sa ka, sepse asgjë nuk kemi sjellë në këtë botë dhe asgjë nuk mund të marrim prej saj. Nëse kemi ushqim e veshmbathje, le të mjaftohemi me kaq. Ata që dëshirojnë të pasurohen, bien në tundim, në kurthin e djallit dhe në shumë dëshira të marra e të dëmshme, që i fundosin njerëzit në rrënim e shkatërrim. Lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave. Duke rendur pas parasë, disa u larguan nga besimi dhe i shkaktuan vetes shumë dhimbje.
Lexo 1 Timoteut 6
Dëgjoj 1 Timoteut 6
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Timoteut 6:1-10
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video