Pleqtë që drejtojnë mirë bashkësinë, le të shpërblehen dyfish, sidomos ata që mundohen në predikim e në mësimdhënie. Sepse Shkrimi thotë: kaut që shin, mos i vër kapistër dhe: «Punëtori e meriton pagën e vet». Kundër plakut të kishës mos prano padi, veçse kur ka dy ose tre dëshmitarë. Ata që mëkatojnë, qortoji para të gjithëve, që të kenë frikë edhe të tjerët. Të përbetohem para Perëndisë dhe Krishtit Jezu dhe engjëjve të zgjedhur, që t'i zbatosh këto gjëra pa paragjykim e të mos bësh asgjë me anësi. Mos u nxito që përmes vënies së duarve t'i japësh përgjegjësi dikujt e as mos u bëj pjesëtar në mëkatet e të tjerëve. Ruaje veten të dëlirë! Mos pi më vetëm ujë, por pi pak verë për shkak të stomakut e të sëmundjeve të tua të shpeshta. Disa njerëzve u duken qartë mëkatet, edhe përpara se të gjykohen, ndërsa disa të tjerëve u dalin sheshit më pas. Po ashtu edhe veprat e mira duken qartë, ndërsa ato që nuk duken qartë, nuk mund rrinë të fshehura përgjithnjë.
Lexo 1 Timoteut 5
Dëgjoj 1 Timoteut 5
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Timoteut 5:17-25
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video