Prandaj dëshiroj që burrat në çdo vend të luten duke ngritur lart duar të shenjta, pa mëri e pa grindje. Po ashtu gratë të vishen me rroba të hijshme, me thjeshtësi e maturi, jo me gërsheta e ar, as me margaritarë e rroba të kushtueshme, por me vepra të mira, siç u ka hije grave që i druhen Perëndisë. Gruaja le të mësojë në heshtje e me nënshtrim të plotë. Nuk e lejoj gruan të mësojë të tjerët dhe as të ushtrojë pushtet mbi burrin, por të rrijë urtë. Sepse Adami u krijua i pari, pastaj Eva. Nuk ishte Adami ai që u mashtrua, por gruaja u mashtrua dhe shkeli urdhrin e Perëndisë. Gruaja do të shpëtohet përmes lindjes së fëmijëve, nëse qëndron në besim, në dashuri dhe në shenjtëri me maturi.
Lexo 1 Timoteut 2
Dëgjoj 1 Timoteut 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Timoteut 2:8-15
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video