Para së gjithash, të bëj thirrje që të bëhen përgjërime, lutje, ndërmjetësime dhe falënderime për të gjithë njerëzit, për mbretërit dhe për të gjithë ata që kanë pushtet, që të mund të bëjmë një jetë me paqe e qetësi, plot përkushtim ndaj Perëndisë dhe dinjitet. Kjo gjë është e mirë dhe e pranueshme para Perëndisë, shpëtimtarit tonë. Ai dëshiron që të gjithë njerëzit të shpëtohen e të arrijnë ta njohin të vërtetën plotësisht, sepse një është Perëndia dhe një është ndërmjetësi mes Perëndisë e njerëzve: njeriu Jezu Krisht. Ai e dha veten si shpengim për të gjithë dhe këtë dëshmi e dha në kohën e duhur. Për këtë u caktova predikues e apostull, për t'u mësuar kombeve besimin dhe të vërtetën. Po them të vërtetën, nuk gënjej. Prandaj dëshiroj që burrat në çdo vend të luten duke ngritur lart duar të shenjta, pa mëri e pa grindje. Po ashtu gratë të vishen me rroba të hijshme, me thjeshtësi e maturi, jo me gërsheta e ar, as me margaritarë e rroba të kushtueshme, por me vepra të mira, siç u ka hije grave që i druhen Perëndisë. Gruaja le të mësojë në heshtje e me nënshtrim të plotë. Nuk e lejoj gruan të mësojë të tjerët dhe as të ushtrojë pushtet mbi burrin, por të rrijë urtë. Sepse Adami u krijua i pari, pastaj Eva. Nuk ishte Adami ai që u mashtrua, por gruaja u mashtrua dhe shkeli urdhrin e Perëndisë. Gruaja do të shpëtohet përmes lindjes së fëmijëve, nëse qëndron në besim, në dashuri dhe në shenjtëri me maturi.
Lexo 1 Timoteut 2
Dëgjoj 1 Timoteut 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Timoteut 2:1-15
5 Days
70 years ago, the nation-state of Israel declared its independence. The unlikely birth of this tiny new democracy represented a miracle of immense proportions and an extraordinary fulfillment of biblical prophecy. The Bible tells us we should be praying for the peace of Jerusalem. Here are some ways you can pray:
5 Ditët
Lutja hap rrugë aty ku duket se s’ka rrugë. Uroj që ky plan pesë ditor do të të ndihmojë të lutesh më shumë dhe më shpesh.
21 Days
Learn how best to pray, both from the prayers of the faithful and from the words of Jesus Himself. Find encouragement to keep taking your requests to God every day, with persistence and patience. Explore examples of empty, self righteous prayers, balanced against the pure prayers of those with clean hearts. Pray constantly.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video