Tani, o vëllezër, ju lutemi t'i vlerësoni ata që Zoti i ka ngarkuar për të qenë drejtuesit tuaj, që ju shërbejnë me mund dhe që ju këshillojnë. Çmojini dhe nderojini me dashuri për punën që bëjnë. Jetoni në paqe mes jush. O vëllezër, ju bëjmë thirrje t'i qortoni ata që nuk jetojnë siç duhet, t'i ngushëlloni zemërlëshuarit, t'i ndihmoni të dobëtit në besim dhe të jeni të duruar me të gjithë. Kini mendjen se mos ndokush ia kthen dikujt të keqen me të keqe. Gjithmonë kërkoni të mirën për njëri-tjetrin dhe për të gjithë. Gëzohuni gjithmonë. Lutuni pa pushim. Falënderoni për çdo gjë, sepse ky është vullneti i Perëndisë për ju përmes Krishtit Jezu. Mos e shuani Shpirtin. Mos i përbuzni profecitë. Shqyrtoni çdo gjë, mbani atë që është e mirë. Hiqni dorë nga çdo lloj ligësie. Vetë Perëndia i paqes ju shenjtëroftë plotësisht dhe gjithë qenia juaj, shpirt, mendje e trup qoftë e paqortueshme kur të vijë Zoti ynë Jezu Krisht. Perëndia që ju thirri është besnik dhe do ta bëjë atë që ka thënë. Vëllezër, lutuni edhe për ne. Përshëndetni të gjithë vëllezërit me puthje të shenjtë. Ju përbetohem në emër të Zotit, që kjo letër t'u lexohet të gjithë vëllezërve. Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju!
Lexo 1 Selanikasve 5
Dëgjoj 1 Selanikasve 5
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Selanikasve 5:12-28
15 Ditët
Ndërsa fillon viti i ri, mund të ndiheni të pasigurt se ku t’ia nisni me qëllimet tuaja. Në vend që t’u shmangeni rezolutave, Stiv Petroelje ju fton të vendosni Rezoluta Biblike për të ushqyer rritjen tuaj shpirtërore. Çdo ditë mbulon fusha të rëndësishme të jetës së krishterë, si thellimi i marrëdhënies tuaj me Perëndinë përmes lutjes dhe leximit të Biblës e duke ndërtuar zakone plot dashuri dhe shërbim.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video