Atëherë tërë pleqësia e Izraelit u mblodh, shkoi te Samueli në Ramah e i thanë: «Ja, ti u plake e bijtë e tu nuk ecin në gjurmët e tua, prandaj na cakto tani një mbret që të na gjykojë, siç bëjnë gjithë kombet». Kërkesa për mbret nuk i pëlqeu Samuelit, prandaj iu lut ZOTIT, por ZOTI i tha Samuelit: «Dëgjoje zërin e popullit për gjithçka që thotë, se nuk po të përbuzin ty, por mua, që të mos mbretëroj më unë mbi ta». Po sillen me ty siç kanë bërë me mua që nga dita kur i nxora nga Egjipti e deri më sot. Më braktisin që t'u shërbejnë perëndive të tjerë.
Lexo 1 Samuelit 8
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Samuelit 8:4-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video