Ai u tha: «Këto janë të drejtat e mbretit që do të sundojë mbi ju: do t'i marrë bijtë tuaj për t'i bërë kalorës, për t'i vendosur nëpër karroca e për të vrapuar para karrocave të veta. Do t'i vendosë për të drejtuar njësitë e veta prej një mijë apo pesëdhjetë ushtarësh, për të lëvruar tokën e vet, për të korrur të mbjellat e veta, për të përgatitur armë për luftrat e veta apo mjete për karrocat e veta. Do t'i marrë edhe bijat tuaja për t'i bërë punuese vajrash erëmirë, gjellëbërëse apo bukëpjekëse. Do të marrë arat, vreshtat e ullishtat tuaja më të mira për t'ua dhënë oborrtarëve të vet. Do t'ju marrë të dhjetën prej të mbjellave e vreshtave, për t'ua dhënë zyrtarëve e oborrtarëve të vet. Do të marrë shërbëtorët, shërbëtoret e djelmoshat tuaj më të mirë, si dhe gomarët tuaj për punën e vet. Do t'ju marrë të dhjetën prej dhenve e ju do të bëheni shërbëtorët e tij. Atë ditë do të thërrisni për ndihmë, për shkak të mbretit që zgjodhët për vete, por ZOTI nuk do t'ju përgjigjet».
Lexo 1 Samuelit 8
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Samuelit 8:11-18
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video