Samueli u plak e i caktoi bijtë e vet gjyqtarë të Izraelit. Djali i madh quhej Joel, ndërsa i vogli Abijah. Ata ishin gjyqtarë në Bershebë. Por bijtë e tij nuk ecnin në gjurmët e të atit. Ata ishin të dhënë pas përfitimit e mitëmarrjes dhe shtrembëronin të drejtën. Atëherë tërë pleqësia e Izraelit u mblodh, shkoi te Samueli në Ramah e i thanë: «Ja, ti u plake e bijtë e tu nuk ecin në gjurmët e tua, prandaj na cakto tani një mbret që të na gjykojë, siç bëjnë gjithë kombet». Kërkesa për mbret nuk i pëlqeu Samuelit, prandaj iu lut ZOTIT, por ZOTI i tha Samuelit: «Dëgjoje zërin e popullit për gjithçka që thotë, se nuk po të përbuzin ty, por mua, që të mos mbretëroj më unë mbi ta».
Lexo 1 Samuelit 8
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Samuelit 8:1-7
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video