Djaloshi Samuel i shërbente ZOTIT në prani të Eliut. Asokohe fjala e ZOTIT dëgjohej rrallë dhe nuk kishte vegime të shpeshta. Një herë Eliu ishte shtrirë në shtrojën e vet. Ai nuk shihte mirë ngaqë po e linin sytë. Edhe Samueli ishte shtrirë në tempullin e ZOTIT, aty ku ishte arka e Perëndisë. Llamba e Perëndisë nuk ishte ndezur ende. Atëherë ZOTI e thirri Samuelin e ai u përgjigj: «Ja ku jam!». Pastaj vrapoi drejt Eliut duke i thënë: «Ja ku jam! A më thirre?». Por Eliu i tha: «Nuk të thirra. Shko e fli!». Kështu, iku e ra të flinte. ZOTI e thirri sërish Samuelin. Ai u ngrit, shkoi tek Eliu e i tha: «Ja ku jam! A më thirre?». Por Eliu i tha: «Nuk të thirra, biri im. Shko e fli!». Samueli nuk e kishte njohur ende ZOTIN dhe fjala e ZOTIT ende nuk i ishte zbuluar. ZOTI e thirri sërish për të tretën herë. Samueli u ngrit, shkoi tek Eliu e i tha: «Ja ku jam! A më thirre?». Atëherë Eliu e kuptoi që djaloshin po e thërriste ZOTI
Lexo 1 Samuelit 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Samuelit 3:1-8
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video