Djaloshi Samuel i shërbente ZOTIT në prani të Eliut. Asokohe fjala e ZOTIT dëgjohej rrallë dhe nuk kishte vegime të shpeshta. Një herë Eliu ishte shtrirë në shtrojën e vet. Ai nuk shihte mirë ngaqë po e linin sytë. Edhe Samueli ishte shtrirë në tempullin e ZOTIT, aty ku ishte arka e Perëndisë. Llamba e Perëndisë nuk ishte ndezur ende. Atëherë ZOTI e thirri Samuelin e ai u përgjigj: «Ja ku jam!». Pastaj vrapoi drejt Eliut duke i thënë: «Ja ku jam! A më thirre?». Por Eliu i tha: «Nuk të thirra. Shko e fli!». Kështu, iku e ra të flinte. ZOTI e thirri sërish Samuelin. Ai u ngrit, shkoi tek Eliu e i tha: «Ja ku jam! A më thirre?». Por Eliu i tha: «Nuk të thirra, biri im. Shko e fli!». Samueli nuk e kishte njohur ende ZOTIN dhe fjala e ZOTIT ende nuk i ishte zbuluar. ZOTI e thirri sërish për të tretën herë. Samueli u ngrit, shkoi tek Eliu e i tha: «Ja ku jam! A më thirre?». Atëherë Eliu e kuptoi që djaloshin po e thërriste ZOTI, prandaj i tha: «Shko e fli! Nëse të thërret sërish thuaj: “Fol, o ZOT, se shërbëtori yt po dëgjon”». Kështu, Samueli shkoi e ra në shtrojën e vet. ZOTI erdhi, qëndroi atje dhe e thirri si më parë: «Samuel, Samuel!». Atëherë Samueli u përgjigj: «Fol, se shërbëtori yt po dëgjon».
Lexo 1 Samuelit 3
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Samuelit 3:1-10
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video