Një njeri i Perëndisë erdhi tek Eliu e i tha se kështu thotë ZOTI: «Unë iu dëftova shtëpisë së atit tënd kur ishte ende në Egjipt, nën shtëpinë e faraonit. E zgjodha për prift nga tërë fiset e Izraelit që të dalë para altarit tim për të djegur temjan e për të veshur efodin në praninë time. Tërë flitë e zjarrit që kushtojnë izraelitët ia dhashë shtëpisë së atit tënd. Përse, pra, lakmoni edhe flitë e kushtimet e mia që i urdhërova plot zell? Përse i nderon bijtë e tu më shumë se mua? U majmët duke ngrënë pjesët më të mira të çdo flije që kushton Izraeli, populli im, prandaj, kumton ZOTI, Perëndia i Izraelit: ja, po vijnë ditët kur do të t'i pres krahët ty dhe shtëpisë së atit tënd, që askush prej shtëpisë sate të mos arrijë ditët e pleqërisë. Do t'i shohësh me smirë të mirat e Izraelit, se askush prej shtëpisë sate nuk do t'i arrijë ditët e pleqërisë. Vetëm njërin prej të tuve nuk do ta heq prej altarit tim, por edhe atij do t'i mpaken sytë e do t'i pikëllohet shpirti, ndërsa shumica e familjes tënde do të vdesë në moshën e burrërisë. Kjo do të shërbejë si shenjë për ty: të dy bijtë e tu, Hofniu e Finehasi, do të vdesin në të njëjtën ditë. Do të ngre për vete një prift besnik që do të bëjë ç'kam në zemër e në shpirt. Atij do t'i ndërtoj një shtëpi të qëndrueshme dhe ai do të shërbejë gjatë gjithë jetës në prani të të vajosurit tim. E, kush të mbetet prej familjes sate do t'i përgjërohet për një kacidhe argjendi apo për një fetë buke e do t'i thotë: “Më lejo, të lutem, të shërbej si prift që të kem një kafshatë bukë!”».
Lexo 1 Samuelit 2
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Samuelit 2:27-36
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video