Atëherë Sauli i tha Samuelit: «Mëkatova, sepse shkela fjalën e ZOTIT dhe fjalët e tua. Pata frikë popullin dhe dëgjova fjalën e tij. Tani, pra, ma fal mëkatin e kthehu bashkë me mua që të adhuroj ZOTIN». Samueli i tha: «Jo, nuk do të kthehem me ty, se ti e përbuze fjalën e ZOTIT e ZOTI të përbuzi si mbret të Izraelit». Samueli bëri të largohej, por Sauli e kapi prej fundit të petkut e ia shqeu. Samueli i tha: «Sot, ZOTI e shqeu mbretërinë e Izraelit prej teje e ia dhuroi një tjetri që është më i mirë se ti. Për më tepër ai që është lavdia e Izraelit nuk gënjen e nuk pendohet, se nuk është njeri që të pendohet». Sauli i tha: «Kam mëkatuar, por të lutem më ndero para pleqësisë së popullit e para Izraelit e kthehu me mua që të adhuroj ZOTIN, Perëndinë tënd». Samueli u kthye me të dhe Sauli adhuroi ZOTIN.
Lexo 1 Samuelit 15
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Samuelit 15:24-31
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video