Atëherë Nahash Amoniti u ngrit, fushoi kundër Jabesh Gileadit e ata i thanë: «Eja të lidhim besën e ne do të të shërbejmë». Nahash Amoniti u përgjigj: «Vetëm nëse nxirrni syrin e djathtë do të bëj besëlidhje me ju, që ta turpëroj gjithë Izraelin». Pleqësia e Jabeshit i tha: «Na prit për shtatë ditë, që të dërgojmë lajmëtarë nëpër gjithë vendin e Izraelit. Nëse nuk ka kush të na shpëtojë, do të dorëzohemi». Lajmëtarët mbërritën në Gibeahun e Saulit dhe e njoftuan popullin për gjithçka. Atëherë mbarë populli vuri kujën e vajtoi. Ndërkohë Sauli po kthehej prej kullotës duke ecur pas qeve. Atëherë pyeti: «Çfarë ka populli që po vajton?». Ata i treguan lajmin që kishin sjellë burrat e Jabeshit.
Lexo 1 Samuelit 11
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Samuelit 11:1-5
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video