Samueli i paraqiti të gjitha fiset e Izraelit dhe shorti i ra fisit të Benjaminit. Pastaj paraqiti familjet e Benjaminit dhe shorti i ra familjes së Matriut. Mandej shorti i ra Saulit, birit të Kishit. E kërkuan Saulin, por nuk po e gjenin. Atëherë u këshilluan sërish me ZOTIN: «A presim të vijë ndonjë tjetër?». ZOTI tha: «Ja ku është, i fshehur pas sendeve». Ata vrapuan dhe e morën që andej. Ai qëndroi në mes të popullit. Ishte shtatlartë, një kokë më lart se tërë populli.
Lexo 1 Samuelit 10
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Samuelit 10:20-23
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video