Solomonit iu deshën njëzet vjet për t'i ndërtuar të dyja godinat e mëdha, tempullin e ZOTIT dhe pallatin mbretëror. Hirami, mbreti i Tirit, i kishte dërguar Solomonit drutë e cedrit, të qiparisit dhe të gjithë arin që i ishte dashur. Solomoni i dha Hiramit njëzet qytete në krahinën e Galilesë. Hirami erdhi nga Tiri për të parë qytetet që i kishte dhënë Solomoni, por nuk i pëlqyen. Ai i tha Solomonit: «Vëllai im, ç'qytete janë këto që më ke dhënë?». I quajti Krahina e Kabulit e kështu njihen ato edhe sot e kësaj dite. Hirami i dërgoi mbretit tre tonë e gjysmë ar.
Lexo 1 Mbretërve 9
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Mbretërve 9:10-14
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video