Pastaj, mbreti e mbarë Izraeli bashkë me të, kushtuan fli para ZOTIT. Solomoni i kushtoi ZOTIT si fli paqtimi njëzet e dy mijë qe dhe njëqind e njëzet mijë dhen. Kështu, mbreti dhe të gjithë izraelitët ia kushtuan tempullin ZOTIT. Po atë ditë, mbreti shenjtëroi qendrën e tremes, që ndodhej përpara tempullit të ZOTIT. Atje kushtoi flinë e shkrumbimit, flinë e drithit dhe dhjamin e flive të paqtimit, sepse altari prej bronzi, që ndodhej para ZOTIT, ishte tepër i vogël për të nxënë flinë e shkrumbimit, flinë e drithit dhe dhjamin e flive të paqtimit. Në atë kohë Solomoni dhe e gjithë bashkësia e madhe e izraelitëve, që kishin ardhur nga Lebo Hamati e deri nga përroi i Egjiptit, bënë një festë para ZOTIT, Perëndisë tonë. Kremtimet zgjatën shtatë ditë. Ditën e tetë mbreti e la popullin të shkonte. Izraelitët e bekuan mbretin dhe u kthyen nëpër tendat e veta të kënaqur e me gëzim në zemër për të gjitha të mirat që ZOTI i kishte dhënë shërbëtorit të tij, Davidit, dhe Izraelit, popullit të vet.
Lexo 1 Mbretërve 8
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Mbretërve 8:62-66
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video