«Bekuar qoftë ZOTI që i dha prehje popullit të tij, Izraelit, ashtu siç kishte premtuar. Asnjë nga premtimet e mira, që bëri përmes Moisiut, shërbëtorit të tij, nuk mbeti pa u përmbushur. ZOTI, Perëndia ynë, qoftë me ne, ashtu siç ka qenë me paraardhësit tanë. Mos na braktistë e mos na lëntë, por na i prirtë zemrat drejt tij, që të ecim në udhët e tij e që të mbajmë urdhërimet, rregullat e vendimet që ai u urdhëroi etërve tanë. ZOTI, Perëndia ynë, i kujtoftë ditë e natë fjalët e përgjërimeve që bëra para Zotit, që e drejta e shërbëtorit të tij dhe e popullit të tij, Izraelit, të ngadhënjejë ditë pas dite. Kështu, të gjithë popujt e tokës do ta dinë se ZOTI është Perëndia dhe se nuk ka tjetër. Zemra juaj iu përkushtoftë plotësisht ZOTIT, Perëndisë tonë, që të ecni sipas rregullave të tij e të mbani urdhërimet e tij, ashtu si sot».
Lexo 1 Mbretërve 8
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Mbretërve 8:56-61
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video