por nëse pendohen në vendin ku janë marrë robër, kthehen me gjithë zemër te ti e të përgjërohen duke thënë: “Kemi mëkatuar, kemi bërë ligësi e paudhësi”, nëse kthehen, pra, te ti, me gjithë zemër e me gjithë shpirt, atje në vendin ku i kanë robëruar armiqtë, e të luten duke u drejtuar për nga vendi i paraardhësve të tyre, për nga qyteti yt i zgjedhur dhe për nga tempulli që kam ndërtuar për nder të emrit tënd, dëgjoji lutjet dhe përgjërimet e tyre prej qiellit, prej vendit ku banon, e bëj të ngadhënjejë e drejta e tyre. Falja popullit tënd, që ka mëkatuar kundër teje, të gjitha shkeljet që ka bërë kundër teje e bëj që armiqtë të tregohen të mëshirshëm e të kenë dhembshuri për të
Lexo 1 Mbretërve 8
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Mbretërve 8:47-50
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video