Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

1 Mbretërve 8:41-53

1 Mbretërve 8:41-53 AL1

Edhe i huaji, që nuk i përket popullit tënd, Izraelit, nëse vjen nga një vend i largët për hir të emrit tënd, që të lutet drejt këtij tempulli, për shkak se ka dëgjuar për emrin tënd të madhërishëm, për dorën tënde të fuqishme e për krahun tënd të gjithëpushtetshëm, dëgjoje prej qiellit, prej vendit ku banon dhe plotësoja të gjitha kërkesat që të bën. Kështu, të gjithë popujt e botës do ta njohin emrin tënd, do të të druajnë, siç të druan populli yt Izrael, dhe do ta dinë se emri yt thirret në këtë tempull që të ndërtova unë. Nëse populli yt del për të luftuar kundër armiqve, atje ku ta kesh urdhëruar, nëse të lutet ty, o ZOT, duke u drejtuar nga qyteti që ke zgjedhur ti dhe nga tempulli që kam ndërtuar unë për nder të emrit tënd, dëgjoja lutjen dhe përgjërimin nga qielli e bëj që të ngadhënjejë e drejta e tij. Nëse mëkatojnë kundër teje, sepse nuk ka njeri që nuk mëkaton, e ti, i zemëruar me ta, i dorëzon tek armiqtë, që i marrin robër e i degdisin në vende armike të largëta a të afërta, por nëse pendohen në vendin ku janë marrë robër, kthehen me gjithë zemër te ti e të përgjërohen duke thënë: “Kemi mëkatuar, kemi bërë ligësi e paudhësi”, nëse kthehen, pra, te ti, me gjithë zemër e me gjithë shpirt, atje në vendin ku i kanë robëruar armiqtë, e të luten duke u drejtuar për nga vendi i paraardhësve të tyre, për nga qyteti yt i zgjedhur dhe për nga tempulli që kam ndërtuar për nder të emrit tënd, dëgjoji lutjet dhe përgjërimet e tyre prej qiellit, prej vendit ku banon, e bëj të ngadhënjejë e drejta e tyre. Falja popullit tënd, që ka mëkatuar kundër teje, të gjitha shkeljet që ka bërë kundër teje e bëj që armiqtë të tregohen të mëshirshëm e të kenë dhembshuri për të, sepse është populli yt dhe trashëgimia jote, janë ata që ti i nxore nga Egjipti, nga shkritorja e hekurit. Mbaji sytë hapur dhe dëgjoji përgjërimet dhe lutjet e shërbëtorit tënd dhe të popullit tënd, Izraelit, sa herë që të thërrasin, o ZOT, Perëndi, sepse ti i zgjodhe mes gjithë popujve të tokës për të qenë trashëgimia jote, ashtu siç the përmes Moisiut, shërbëtorit tënd, kur i nxore paraardhësit tanë nga Egjipti».

Devocione dhe Plane Leximi falas për 1 Mbretërve 8:41-53

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë