Mbreti Solomon, përveç bijës së faraonit, dashuroi edhe shumë gra të huaja moabite, amonite, edomite, sidonase dhe hitite. Ato vinin nga kombe, për të cilat ZOTI u kishte thënë izraelitëve: «Mos hyni e dilni te ato kombe, sepse ata kanë për t'ua kthyer zemrën drejt perëndive të tyre». E megjithatë Solomoni u dha pas tyre e u dashurua me to. Solomoni pati shtatëqind gra fisnike dhe treqind shemra. Gratë ia zvetënuan zemrën Solomonit. Kur u plak, gratë ia kthyen zemrën Solomonit drejt perëndive të tjerë e zemra e tij nuk qe më e përkushtuar plotësisht ndaj ZOTIT, Perëndisë së tij, siç kishte qenë zemra e Davidit, atit të tij.
Lexo 1 Mbretërve 11
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Mbretërve 11:1-4
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video