Mbretëresha e Shebës kishte dëgjuar për emrin që kishte fituar Solomoni në saje të emrit të ZOTIT dhe erdhi për ta vënë në provë me pyetje të vështira. Ajo mbërriti në Jerusalem me një shpurë të madhe, me deve të ngarkuara me erëra të mira, me shumë ar e me gurë të çmuar dhe shkoi te Solomoni e bisedoi me të për gjithçka që kishte në zemër. Solomoni iu përgjigj të gjitha pyetjeve dhe asnjë nga pyetjet nuk ishte e panjohur për mbretin, që të mos i jepte përgjigje. Kur mbretëresha e Shebës pa gjithë urtinë e Solomonit, pallatin mbretëror, që ai kishte ndërtuar, gjellët që shtroheshin në tryezën e tij, banesat e zyrtarëve të tij, fisnikërinë e shërbëtorëve të tij, veshjet e kupëmbajtësve të tij dhe flitë e shkrumbimit, që ai kushtonte në tempullin e ZOTIT, mbeti pa fjalë. Atëherë ajo i tha mbretit: «Paskan qenë të vërteta fjalët që kisha dëgjuar në vendin tim për ty, për veprat e tua dhe për urtinë tënde. Nuk u besoja fjalëve derisa erdha dhe e pashë me sytë e mi. Po shoh se nuk më paskan thënë as gjysmën. Urtia dhe pasuria jote është më e madhe nga ç'kisha dëgjuar unë. Lum njerëzit e tu e lum shërbëtorët e tu që gjenden përherë pranë teje e që dëgjojnë urtinë tënde. Bekuar qoftë ZOTI, Perëndia yt, që të ka për zemër e të ka vënë në fronin e Izraelit. ZOTI e do Izraelin në amshim, prandaj të caktoi mbret, që të gjykosh drejt e të bësh drejtësi». Ajo i dhuroi mbretit tre tonë e gjysmë ar, erëra të mira me shumicë dhe gurë të çmuar. Në Izrael nuk solli më njeri kurrë aq shumë erëra të mira sa i dha mbretëresha e Shebës mbretit Solomon. Anijet e Hiramit, që kishin sjellë ar nga Ofiri, sollën prej andej edhe dru rrëshinorë me shumicë dhe gurë të çmuar. Me drurët rrëshinorë mbreti bëri trarë mbështetës për tempullin e ZOTIT dhe për pallatin mbretëror, qeste dhe harpa për këngëtarët. Drurë të tillë rrëshinorë nuk janë sjellë e nuk janë parë më në Izrael deri sot e kësaj dite. Mbreti Solomon, përveç dhuratave mbretërore, i dha mbretëreshës së Shebës gjithçka që ajo kishte dëshiruar e kërkuar. Pastaj ajo bashkë me shërbëtorët u nis për t'u kthyer në vendin e saj.
Lexo 1 Mbretërve 10
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Mbretërve 10:1-13
7 Days
We’re all chasing something. Usually something just out of reach—a better job, a more comfortable home, a perfect family, the approval of others. But isn’t this tiring? Is there a better way? Find out in this new Life.Church Bible Plan, accompanying Pastor Craig Groeschel’s message series, Chasing Carrots.
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video