Kështu, gjithkush të na shohë si shërbëtorë të Krishtit dhe si kujdestarë të të fshehtave të Perëndisë. Ajo që kërkohet nga kujdestarët është të jenë besnikë. Sa për mua, nuk ka shumë rëndësi nëse gjykohem nga ju apo nga ndonjë gjyq njerëzor dhe, madje, as vetë unë nuk e gjykoj veten. Ndërgjegjja nuk më qorton për asgjë, por nuk është kjo që më bën të drejtë, sepse gjykatësi im është Zoti. Prandaj mos gjykoni para kohe, derisa të vijë Zoti që do të nxjerrë në dritë të fshehtat e errësirës dhe do të zbulojë dëshirat e zemrës. Atëherë gjithsecili do të marrë lëvdimin e vet nga Perëndia.
Lexo 1 Korintasve 4
Dëgjoj 1 Korintasve 4
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Korintasve 4:1-5
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video