Po ju them një të fshehtë: nuk do të vdesim të gjithë, por të gjithë do të shndërrohemi. Në çast, sa hap e mbyll sytë, kur të bjerë trumbeta e fundit, të vdekurit do të ngjallen në moskalbje, ndërsa ne do të shndërrohemi. Sepse ky trup i kalbshëm duhet të veshë moskalbjen dhe ky trup i vdekshëm duhet të veshë pavdekësinë. Kur ky trup i kalbshëm të ketë veshur moskalbjen dhe ky trup i vdekshëm të ketë veshur pavdekësinë, atëherë do të shkojë në vend fjala e shkruar: vdekja u përpi nga fitorja. O vdekje, ku është fitorja jote? O vdekje, ku është thumbi yt? Thumbi i vdekjes është mëkati, ndërsa fuqia e mëkatit është ligji. Por le të falënderojmë Perëndinë që na dha fitoren nëpërmjet Zotit tonë, Jezu Krishtit. Kështu, o vëllezër të dashur, qëndroni të fortë e të palëkundur dhe përparoni përherë në veprën e Zotit, duke e ditur se mundi juaj për Zotin nuk do të shkojë dëm.
Lexo 1 Korintasve 15
Dëgjoj 1 Korintasve 15
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Korintasve 15:51-58
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video