Përse e vëmë edhe ne veten në rrezik në çdo çast? Unë ndeshem me vdekjen çdo ditë, o vëllezër, dhe këtë e them nga krenaria që kam për ju, falë Krishtit Jezu, Zotit tonë. Nëse në Efes qenkam ndeshur me bishat për arsye njerëzore, ç'dobi më solli kjo? Nëse të vdekurit nuk ngjallen, atëherë: le të hamë e le të pimë, se nesër do të vdesim. Mos u mashtroni: shoqëritë e këqija prishin doket e mira. Ejani në vete e mos mëkatoni, se disa prej jush nuk e njohin Perëndinë dhe këtë e them për turpin tuaj.
Lexo 1 Korintasve 15
Dëgjoj 1 Korintasve 15
Ndaje
Krahaso të gjitha versionet: 1 Korintasve 15:30-34
Ruaj vargjet, lexo pa lidhje interneti, shiko klipe mësimore dhe më shumë!
Kreu
Bibla
Plane
Video