1
Fjalët e urta 20:22
Bibla Shqip 1994
Mos thuaj: "Do t'i përgjigjem së keqes me të keqen"; ki shpresë te Zoti dhe ai do të të shpëtojë.
Krahaso
Eksploroni Fjalët e urta 20:22
2
Fjalët e urta 20:24
Hapat e njeriut vijnë nga Zoti; si mund ta njohë, pra, njeriu rrugën e vet?
Eksploroni Fjalët e urta 20:24
3
Fjalët e urta 20:27
Shpirti i njeriut është llamba e Zotit, që vëzhgon tërë skutat më të fshehta të zemrës.
Eksploroni Fjalët e urta 20:27
4
Fjalët e urta 20:5
Këshilla në zemrën e njeriut është si uji i thellë, por njeriu me mend do të dijë të mbushë nga ai ujë.
Eksploroni Fjalët e urta 20:5
5
Fjalët e urta 20:19
Ai që shkon poshtë e lart duke përfolur tregon sekretet; prandaj mos u shoqëro me atë që flet tepër.
Eksploroni Fjalët e urta 20:19
6
Fjalët e urta 20:3
Është një lavdi për njeriun t'u shmanget grindjeve, por çdo budalla përzihet në to.
Eksploroni Fjalët e urta 20:3
7
Fjalët e urta 20:7
I drejti ecën në ndershmërinë e tij; bijtë e tij do të bekohen pas atij.
Eksploroni Fjalët e urta 20:7
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video