1
Gjoni 15:5
Bibla Shqip 1994
Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë.
Krahaso
Eksploroni Gjoni 15:5
2
Gjoni 15:4
Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju; sikurse shermendi nuk mund të japë fryt nga vetja, po qe se nuk qëndron në hardhi, ashtu as ju, nëse nuk qëndroni në mua.
Eksploroni Gjoni 15:4
3
Gjoni 15:7
Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t'ju bëhet.
Eksploroni Gjoni 15:7
4
Gjoni 15:16
Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve; dhe ju caktova të shkoni dhe të jepni fryt, dhe fryti juaj të jetë i qëndrueshëm, që, çfarëdo gjë që t'i kërkoni Atit në emrin tim, ai t'jua japë.
Eksploroni Gjoni 15:16
5
Gjoni 15:13
Askush s'ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij.
Eksploroni Gjoni 15:13
6
Gjoni 15:2
Çdo shermend që nuk jep fryt në mua, ai e heq; kurse çdo shermend që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt.
Eksploroni Gjoni 15:2
7
Gjoni 15:12
Ky është urdhërimi im: ta doni njëri-tjetrin, ashtu si unë ju kam dashur juve.
Eksploroni Gjoni 15:12
8
Gjoni 15:8
Në këtë është përlëvduar Ati im, që të jepni shumë fryt, dhe kështu do të jeni dishepujt e mi.
Eksploroni Gjoni 15:8
9
Gjoni 15:1
''Unë jam hardhia e vërtetë dhe Ati im është vreshtari.
Eksploroni Gjoni 15:1
10
Gjoni 15:6
Në qoftë se ndokush nuk qëndron në mua, hidhet jashtë si shermendi dhe thahet; pastaj i mbledhin, i hedhin në zjarr dhe digjen.
Eksploroni Gjoni 15:6
11
Gjoni 15:11
Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi im të qëndrojë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë.
Eksploroni Gjoni 15:11
12
Gjoni 15:10
Po të zbatoni urdhërimet e mia, do të qëndroni në dashurinë time, sikurse unë i zbatova urdhërimet e Atit tim dhe qëndroj në dashurinë e tij.
Eksploroni Gjoni 15:10
13
Gjoni 15:17
Këtë ju urdhëroj: ta doni njëri-tjetrin.
Eksploroni Gjoni 15:17
14
Gjoni 15:19
Po të ishit nga bota, bota do të donte të vetët; por sepse nuk jeni nga bota, por unë ju kam zgjedhur nga bota, prandaj bota ju urren.
Eksploroni Gjoni 15:19
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video