Kur u gjend në hall, iu lut shumë Zotit, Perëndisë së tij, dhe u përul thellë përpara Perëndisë të etërve të tij.
Pastaj iu fal dhe iu lut shumë dhe Perëndia e dëgjoi lutjen e tij dhe e çoi përsëri në Jeruzalem, në mbretërinë e tij. Atëherë Manasi njohu që Zoti është Perëndia.