1
1 i Kronikave 16:11
Bibla Shqip 1994
Kërkoni Zotin dhe forcën e tij, kërkoni vazhdimisht fytyrën e tij!
Krahaso
Eksploroni 1 i Kronikave 16:11
2
1 i Kronikave 16:34
Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
Eksploroni 1 i Kronikave 16:34
3
1 i Kronikave 16:8
Kremtoni Zotin, kujtoni emrin e tij; bëjini të njohura veprat e tij midis popujve.
Eksploroni 1 i Kronikave 16:8
4
1 i Kronikave 16:10
Lëvdohuni me emrin e tij të shenjtë; u gëzofshin zemrat e të gjithë atyre që kërkojnë Zotin!
Eksploroni 1 i Kronikave 16:10
5
1 i Kronikave 16:12
Kujtoni mrekullitë që ka bërë, çuditë e tij dhe gjykimet që kanë dalë nga goja e tij
Eksploroni 1 i Kronikave 16:12
6
1 i Kronikave 16:9
Këndojini atij, lëvdoheni, mendoni të gjitha mrekullitë e tij.
Eksploroni 1 i Kronikave 16:9
7
1 i Kronikave 16:25
Sepse Zoti është i madh dhe i denjë të lëvdohet në kulm; ai është më i tmerrshmi nga tërë perënditë.
Eksploroni 1 i Kronikave 16:25
8
1 i Kronikave 16:29
Jepini Zotit zulmin që i takon emrit të tij, çojini oferta dhe ejani para tij. Bini përmbys para Zotit në shkëlqimin e shenjtërisë së tij
Eksploroni 1 i Kronikave 16:29
9
1 i Kronikave 16:27
Shkëlqimi dhe madhëria janë para tij, forca dhe gëzimi ndodhen në banesën e tij.
Eksploroni 1 i Kronikave 16:27
10
1 i Kronikave 16:23
Këndojini Zotit, o banorë të të gjithë tokës, lajmëroni çdo ditë shpëtimin e tij!
Eksploroni 1 i Kronikave 16:23
11
1 i Kronikave 16:24
Shpallni lavdinë e tij midis kombeve dhe mrekullitë e tij midis tërë popujve!
Eksploroni 1 i Kronikave 16:24
12
1 i Kronikave 16:22
duke thënë: "Mos prekni të vajosurit e mi dhe mos u bëni asnjë të keqe profetëve të mi".
Eksploroni 1 i Kronikave 16:22
13
1 i Kronikave 16:26
Sepse tërë perënditë e kombeve janë idhuj, kurse Zoti ka krijuar qiejt.
Eksploroni 1 i Kronikave 16:26
14
1 i Kronikave 16:15
Mos harroni kurrë besëlidhjen e tij, fjalën e tij të urdhëruar për një mijë breza
Eksploroni 1 i Kronikave 16:15
15
1 i Kronikave 16:31
Le të gëzohen qiejt dhe toka, dhe le të thonë kombet: "Zoti mbretëron".
Eksploroni 1 i Kronikave 16:31
16
1 i Kronikave 16:36
I bekuar qoftë Zoti, Perëndia i Izraelit, nga amshimi në amshim! Dhe tërë populli tha: "Amen", dhe lëvdoi Zotin.
Eksploroni 1 i Kronikave 16:36
17
1 i Kronikave 16:28
Jepini Zotit, o familje të popujve, jepini Zotit lavdi dhe forcë.
Eksploroni 1 i Kronikave 16:28
YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë
Kreu
Bibla
Plane
Video